LAJME

Kurti: Aeroporti i vjetër do të shndërrohet në terminal doganor të Prishtinës

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti të mërkurën ka vizituar Aeroportin e Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Kurti ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është e interesuar që të funksionalizoj hapësirat e pashfrytëzueshme të Aeroportit të vjetër të Prishtinës duke i shëndërruar në terminal doganor për regjionin e Prishtinës.

“Sivjet bëhen 7 vitë që këto hapësira të aeroportit të Prishtinës nuk shfrytëzohen dhe është një objekt tejet i përshtatshëm për terminal doganor për regjionin e Prishtinës në mënyrë që  doganierët të vijnë këtu dhe terminali doganor të jetë jo vetëm në shtet por edhe në qytete”, theksoi Kurti.

LEAVE A RESPONSE