Akuzave që iu bënë paradite, iu kundërpërgjigj pasdite.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të premten u thumbua nga i pari i shtetit Hashim Thaçi, i cili atë dhe siç e quajti ‘grupin’ e tij i la fajtorë për disa ngjarje fatkeqe në vend.
Por, i pari i qeverisë nuk priti të kalojë as një ditë, për t’ia kthyer.
Ky ka një përgjigje edhe kur i hidhet faji se ka bllokuar institucionet, e ka sulmuar demokracinë.
E të parit të ekzekutivit këtu i doli punë të flasë edhe për homologun e tij në Shqipëri, Edi Rama.

