Shembja e Teatrit Kombëtar/ Kryemadhi: U bëj thirrje qytetarëve të mos e njohin shtetin e Edi Ramës
Në orët e para të mëngjesit ka nisur nisur shembja e Teatrit Kombëtar. Pas shembej së teatrit për mediat u prononcua kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve që të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mos e njohin më shtetin e Edi Ramës. Edi Rama e tregoi që është një anti-shqiptar.
Veliaj dhe Rama sot kanë shkatërruan historinë. Unë lutem për shpirtin e Edi Ramës pasi aty ku Rama mendon se do të hidhen themelet e kullave, aty do të jetë varri i Edi Ramës”- tha Kryemadhi.
Më herët Kryemadhi u shoqërua nga policia.