LAJME

A do të mund të udhëtojnë qytetarët me autobusë në tërë vendin? Flasin nga Trafiku Rrugor (VIDEO)

Me lehtësimin e masave të cilat parashihen në fazën e dytë që ka filluar nga e hëna, është paraparë që të fillojë edhe qarkullimi ndërurban. Mirëpo, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo mund të bëhet vetëm me leje të veçanta. Për këtë ka dhënë detaje në një lidhje direkte për Gazetën Express, Ruzhdi Kurtishaj, kryeshef ekzekutiv i Transportit Rrugor në Kosovë

Kurtishaj tha se qytetarët e kanë të nevojshme të udhëtojnë me autobusë, mirëpo për shkak të lëvizjes së kufizuar, kjo momentalisht vështirë se mund të realizohet.

“Unë nuk mund t’u rekomandoj kompanive që të dalin në punë, sepse kemi të bëjmë me shkelje të ligjit. Kur flasim për lehtësimin e masave për disa biznese, kur nevoja e qytetarëve për të udhëtuar është shumë e madhe, por edhe të punësuarit kanë nevojë të udhëtojnë me autobusë por në të njëjtën kohë autobusët janë jashtë funksionit për shkak të mungesës së një vendimi për të lejuar punën e operatorëve. Qytetarët për brenda një periudhe prej 2 orëve ata mund të arrijnë në Prishtinë nga Prizreni, por si do të kthehen?”

“Pra nuk mund të flasim për një transport të rregullt në bazë të rendit të udhëtimit ndërurban pa u lehtësuar masat për qarkullim të qytetarëve. Është një moskoordinim institucional, do të ishte mirë që kjo çështje të rregullohet”, tha Kurtishaj për Express.

LEAVE A RESPONSE