LAJME

Shefi i OBSH-së: Do të hetojmë përgjigjen ndaj pandemisë (VIDEO)

Organizata Botërore e Shëndetësisë “e ka lëshuar herët alarmin” për koronavirus, por trajtimi i pandemisë do të hetohet në mënyrë të pavarur, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai e mbrojti përgjigjen e organizatës së tij ndaj koronavirusit ngjitës, duke thënë se u ka dhënë vendeve paralajmërime, udhëzime dhe këshilla të bollshme.

“OBSH-ja e ka lëshuar alarmin herët dhe shpesh”, tha Tedros në një fjalim para Asamblesë Botërore të Shëndetësisë.

LEAVE A RESPONSE