LAJME

Lajm i madh: Kompania amerikane konfirmon se vaksina kundër koronavirusit po funksionon

Vaksina e një kompanie amerikane prodhon antitrupa dhe i bën njerëzit imun ndaj virusit, transmeton Gazeta Express.

Kjo nuk është vetëm vaksina e parë kundër Covid 19 që është testuar te njerëzit, por gjithashtu është edhe vaksina e parë që ka pasur një reagim pozitiv duke bërë që të mbrojë kundër infeksionit nga virusi.

Ky është rezultati më i mirë për të cilin kompania farmaceutike amerikane “Moderna” në Cambridge Massachusetts ka njoftuar të hënën.

Për momentin kjo vaksinë është provuar në tetë pacientë. Të gjithë këta kanë treguar se prodhojnë antitrupa kundër virusit – dhe këto antitrupa që u morën më pas prej tyre, mund të parandalojnë virusin që të shumohet në qelizat e njerëzve:qëllimi që duhet të arrijë një vaksinë efektive.

LEAVE A RESPONSE