Qeveria e Maqedonisë së Veriut po shqyrton masat edhe për hapjen e kufijve, por sipas vlerësimeve të para ende është herët për të ndërmarrë një vendim të tillë.
Ky vlerësim vjen nga ministria e shëndetësisë, pasi që sot Serbia si vend fqinj hapi pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut.
“Ende është herët për hapjen e kufijve te ne. Konsideroj se duhet të kalojë edhe një periudhë ku do të implementojmë masat tona të lehtësimit. Nevojitet qasje e koordinuar me të gjitha vendet që të bëhet strategji e përbashkët e hapjen së kufijve”, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse autoritetet parashohin hapjen e kufijve tanë, pasi që të gjithë fqinjët paralajmëruan një hap të tillë.
Filipçe ka thënë se në takimin në Athinë kanë biseduar për më shumë qasje të hapjes së kufijve.