Lajmi i Fundit: Shkarkohet nga pozita e drejtoreshës në Postë bashkëshortja e ish-deputetit të PDK-së
Menaxhmenti i ri i Postës së Kosovës ka shkarkuar sot Xhyljetë Izmaku-Rama nga pozita e drejtoreshës së Departamentit për Burime Njerëzore, Administratë dhe Protokoll.
Merret vesh se ajo është shkarkuar për shkak të shkeljeve në vendin e punës dhe për nepotizëm.
Izmaku Rama është bashkëshortja e ish-deputetit të PDK-së, Rafet Rama, i cili më 2016 ishte kundërkandidat i Hashim Thaçit për president të vendit. Ajo po ashtu është motra e ish-deputetes Xhevahire Izmaku.