Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi në një linjë telefonike në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se ky subjekt nuk është duke organizuar protesta.
“Vetëvendosje po të kishte organizuar protesta do të njoftonte me kohë, por ne nuk mund t’ia ndalojmë askujt të mos reagojë për ngjarjet që mund të ndodhin”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Selimi ka thënë se pavarësisht situatës së pandemisë “qytetarët kanë të drejtë të reagojnë kur për ta po merren vendime shumë të rëndësishme”.
“Nëse ne shohim vendime të padrejta në shkelje të kushtetutës, Vetëvendosje nuk duhet të jetë e heshtur para padrejtësive. Kështu që është e kuptueshme se Gjykata Kushtetuese duhet të merr vendim të drejtë”.
Selimi thotë se Vetëvendosje nuk do të hesht para vendimeve të padrejta./Telegrafi/