Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Kafeina është një prej këtyre faktorëve.
Të dhënat shkencore thonë se sasia ditore e kafeinës ka një rol të rëndësishëm në sasinë dhe cilësinë e gjumit të natës dhe në përgjumjen e beftë gjatë ditës.
Efektet e kafeinës në shkurtimin e periudhës së gjumit dhe përkeqësimin e cilësisë së tij janë të dokumentuara. Për më tepër, kafeina e prish gjumin duke e nxitur njeriun të zgjohet disa herë brenda natës. Ndikimi i kafeinës tek gjumi varet jo vetëm në sasinë e kafeinës që merret në mbrëmje por edhe në sasinë që është marrë gjatë ditës. Ndjeshmëria njerëzore ndaj kafeinës ndryshon në varësi të njeriut dhe faktorëve të tjerë siç është mosha.
Studimet kanë konfirmuar se kafeina çakordon orën e trupit dhe pakëson kohëzgjatjen e çdo cikli. Efektet janë më të mëdha nëse ju konsumoni kafeinë pasdite ose në mbrëmje. Sipas të dhënave nëse konsumoni kafeinë 6 orë përpara se të bini për të fjetur, kohëzgjatja e gjumit shkurtohet me një orë. Truri përdor një substancë kimike të njohur si adenosine për t’u qetësuar dhe për të mirëpritur gjumin.
Tek disa njerëz ndodh e kundërta, megjithatë kafeina nuk ka të njëjtin ndikim tek të gjithë. Shumë prej amvisave në Shqipëri nuk e imagjinojnë dot jetën pa një kafe pasdite. Pavarësisht kësaj, ato e bëjnë gjumin top. Në këto raste, hyjnë në lojë genet. Metabolizmi i disa njerëzve e përpunon kafeinën më ngadalë dhe i disa të tjerëve me shpejt. Konsumojneni kafenë me kujdes dhe mos harroni që prishja e cikleve të rëndësishme të gjumit shkakton probleme serioze me zemrën