Emrat e ministrave të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Qeverinë e re kanë pezmatuar një pjesë t madhe të zyrtarëve të kësaj partie.
Gazeta inFokus mëson se nga dje situata është tensionuar në këtë parti kur Driton Selmanaj është propozuar për zëvendëskryeministër.
Ky disponim thuhet se është duke e shoqëruar edhe para fillimit të seancës ku pritet të votohet kryeministri i ri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti.
Të martën kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kandidati për kryeministër të ri të Kosovës, Avdullah Hoti, prezantuan të martën emarat e ministrave për kabinetin qeveritar të këtij të fundi nga LDK-ja, por brenda në takim nuk munguan pakenaqësitë.
Siç ka raportuar Gazeta Infokus nga burimet brenda takimit, debati u nxeh kur në rend erdhi emri i Driton Selmanajt për zv.kryeministër, për cka pati shume pakënaqësi nga ana e një pjese të madhe të kryesisë së partisë.
Megjithatë, pavarësisht kundërshtimeve të jo pak anëtarëve të kryesisë, Selmanaj me ndihmën e kryetarit Mustafa dhe pretendentit për shef qeverie, Avdullah Hoti, ka arritur të propozohet për postin e të dytit ne qeverinë e këtij te fundit, nëse ajo merr votat e nevojshme në seancën e Kuvendit.