LAJME

Qeveria Hoti paska hequr dorë nga hetimi i krimeve serbe në Kosovë – JA KUSH E THOTË

Ish Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Qeveria e re e Kosovës është gjunjëzuar para Serbisë.

“Qeveria jolegjitime, në ditët e para të saj, ka treguar gjunjëzimin para Serbisë, duke filluar nga heqja e reciprocitetit e deri tek heqja dorë për njohje nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe mosanëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare por tani paska hequr dorë edhe nga mbështetja për institucionet e drejtësisë që hetojnë dhe gjykojnë krimet e luftës. Tërheqja e Qeverisë nga ky ndryshim tregon gjunjëzimin e saj para Serbisë dhe është tendencë për amnistim të krimeve të luftës”, është shprehur ajo, transmeton Klan Kosova.

“Kjo është e papranueshme”.

LEAVE A RESPONSE