Deputeti i LDK-së flet hapur: Treshja Thaçi, Mustafa dhe Veliu donin gjendjen e jashtëzakonshme
Deputeti i LDK-së,Haxhi Avdyli që ishte kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, në Kontra me Halil Berishën, ka folur hapur në lidhje me përçarjen brenda partisë së Isa Mustafës.
Avdyli që ishte i ftuar bashkë me deputetin e Vetëvendosjes, Fitim Uka, për të diskutuar për pandeminë e Koronavirusit, ka thënë që shefi i partisë, Isa Mustafa bashkë me Agim Veliun e Hashim Thaçin deshëm të shpallnin gjendjen e jashtëzakonshme.
Ai ka thënë që kjo u bë për të shkaktuar tollovi.


