LAJME

Kurti deklarohet për zgjedhjet serbe në Kosovë

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka reaguar pasi kryeministri Avdullah Hoti ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti veprimin e Hotit e ka quajtur të papranueshme.

Sipas tij, lejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë dhe anulimi i zgjedhjeve në dy komuna të vendit për shkak të pandemisë COVID-19, është kërcënim i demokracisë.

“Lejimi i zgjedhjeve serbe në #Kosova ndërsa zgjedhjet lokale në dy komuna anulohen me muaj për shkak të # Covid19 është e papranueshme. Qytetarët nuk do të qëndrojnë duarkryq përderisa ky President dhe ky qeveri jo legjitime. kërcënoni demokracinë tonë dhe shkelni sovranitetin e vendit tonë”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, Hoti ka thënë se ka lejuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, duke marrë për bazë praktikat e mëhershme.

Më 2017, zgjedhjet presidenciale të Serbisë janë zhvilluar në të njëjtën mënyrë në Kosovë. /Telegrafi/

Albin Kurti@albinkurti

Allowing Serbian elections in while local elections in two municipalities are cancelled for months due to is unacceptable. Citizens will not stand idly by while this President & this illegitimate gov. threaten our democracy & violate our country’s sovereignty.

68 people are talking about this

LEAVE A RESPONSE