LAJME

Arben Gashi i LDK-së i lutet dhe i përulet opozitës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i është lutur opozitës në Kuvendin e Kosovës të përbërë nga PDK dhe Vetëvendosje që t’i votojnë marrëveshjet me institucionet ndërkombëtare në mënyrë që të ndihmohet qytetarët në nevojë të vendit. 

Edhe Vetëvendosje por edhe PDK, për arsye të ndryshme, nuk i kanë mbështetur këto marrëveshje.

Hekuran Murati në emër të Grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se partia e tij nuk do të marrë pjesë në votimin e ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar, përcjell Periskopi.

Ndërkohë që Bedri Hamza i PDK-së ka kritikuar LDK-në se sa ishte në opozitë nuk i kishte përkrahur të njëjtat marrëveshje.

Por, Arben Gashi i LDK-së ishte mjaft pasionant duke potencuar rëndësinë e madhe të marrëveshjeve.

“Unë iu lutem e iu përulem për hir të qytetarëve që t’i votoni këto marrëveshje,” – tha Gashi.

LEAVE A RESPONSE