Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një reagim të ashpër pas dështimit të Kuvendit për të miratuar marrëveshjet financiare.
Ahmeti ka kërkuar nga deputetët e Kosovës të mendojnë për qytetarin e varfër i cili pret 170 nga pakot ekonomike.
“Më falni, por nuk ka kurfarë arsyetimi me u vonu diskutimi dhe vendimi për pako ekonomike. Ky Kuvend nuk ish desht me dal prej salles deri ta arrin kompromisin për një pako substanciale ekonomike. Ditë e natë. Kur nuk merren vesh për 62 milion marrëveshje me Institucionet Financiare Ndërkombëtare, sinjali është që gjasat me kalu pako prej 1.2 miliard janë minimale”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti
E lus çdo politikan me ndërgjegjje, qeverinë e kuvendin, e partitë politike që vec ta mendojnë se ka shumë njerëz që po mendojnë se kur kanë me i marr 170 euro për me i pagu një pjesë të borxheve, ka shumë biznese që po presin se kur ka me pas një ndihmë për me mbijetu ekonomikisht familja, e shumë të tjerë që po mendojnë për shpenzimet shëndetësore, pagesën e rrymës, e datën e kestit të kredisë.
Këtë, posaçerisht ju lus ta mendoni kur i humbni më shumë se tetë orë në ditë tu kqyr qysh me ja lëshu nje kunxh partisë tjetër për me tregu qysh ju e keni pas mirë e ata keq.
Më falni, por nuk ka kurfarë arsyetimi me u vonu diskutimi dhe vendimi për pako ekonomike. Ky Kuvend nuk ish desht me dal prej salles deri ta arrin kompromisin për një pako substanciale ekonomike. Ditë e natë. Kur nuk merren vesh për 62 milion marrëveshje me Institucionet Financiare Ndërkombëtare, sinjali është që gjasat me kalu pako prej 1.2 miliard janë minimale.