LAJME

Dialogu vazhdon edhe pa Thaçin

Të shtunën në Uashington, do të duhej të ishte kryeministri Avdullah Hoti. Por, shefi i ekzekutivit nuk e mori mundin fare të kaloj Oqeanin Atlantik, për të marr pjesë në një takim ku do të rifillonte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoti anuloj pjesëmarrjen në këtë takim, pasi që kundër presidentit të Kosovës u dorëzua një aktakuzë për krime lufte në Gjykatë Speciale.

Por, pavarësisht situatës Avdullah Hoti takimet nuk i ndërpreu në Bruksel.

E nga këtu, ai tha se dialogu nuk ka alternativë.

Kreyministri i Kosovës, ka kërkuar që takimi i Uashingtonit të shtyhet për një datë tjetër.

Por, se kur do të ndodh ky takim nuk dihet.

Madje një gjë të tillë nuk e dinë as zyra e Emisarit Special, Richard Grenell.

Në një përgjigje për T7, nga kjo zyrë kanë sugjeruar që të përcillet tëitter i të dërguarit të Donald Trumpit, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Më shumë se kaq, zëdhënësi Dick Custin nuk ka mundur të thotë.

Por ata që po e vlerësojnë si pozitive anulimin e këtij takimi janë në Lëvizjen Vetëvendosje,.

Albulena Haxhiu nga kjo parti thekson që prania e presidentit Thaçi në atë takim do i sillte dëm vendit.

Ndërkohë Haxhiu thotë që presidenti, Hashim Thaçi nuk ka legjitimitet pas aktakuzës që i është ngritur.

E në Grupin për Studime Juridike dhe Politike theksojnë që dialogu me Serbinë mund të vazhdojë edhe pa presidentin, Hashim Thaçi.

Takimi mes palës kosovare e asaj serbe është paraparë të ndodh në shtëpinë e bardhë në Uashington nën ndërmjetësimin e Richard Grenell.

LEAVE A RESPONSE