LAJME

Haxhiu: Vendimi i dënimit me kusht dhe jo me burgim i Grabovcit është djegie e drejtësisë

Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dënimi më dy vjet burgim me kusht për ish deputetin e PDK-së, Adem Grabovci, nuk ka të bëjë me drejtësi.

“Përkundrazi ky është cenim i rëndë i drejtësisë kur gjithë ato biseda të cilat me prova e fakte në terren tregojnë se ajo skemë e kapjes është e realizuar dhe gjindet këmbë e kry në institucionet e Republikës. Vendimi me kusht dhe jo me burg është djegie e drejtësisë”, është shprehur Haxhiu, transmeton Klan Kosova.

“Institucionet e drejtësisë kanë nevojë më shumë se kurrë për një proces legjitimimi që do të bëhej përmes vettingut të cilin e patëm filluar gjatë qeverisjes. Vetëm me përcaktim të qartë politik për çkapjen e shtetit prej nga edhe gjyqësori do t’i ketë duart e lira dhe të pavarura do të kemi shtet të së drejtës, i cili nuk është shtet që dënon vetëm aty ku ka mundësi, por aty ku duhet dënuar”.

Sipas saj Kosova nuk mund të jetë vend ku dënohen vetëm të varfrit e qytetarët e zakonshëm e nuk preken të fortët e politikës dhe krimit.

LEAVE A RESPONSE