LAJME

Kryetarja e Kuvendit thotë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt që është e mundur.

Duke folur në një bisedë virtuale me Cédric Wermuth, që është nënkryetar i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Osmani është shprehur se tek dialogu është me rëndësi zbatimi i marrëveshjeve.

“Kur do të ketë zgjedhje? Të jem e sinqertë nuk e di. Shpresoj që kjo të bëhet së shpejti. Është me rëndësi zgjedhjet të ndodhin, të kthehemi tek populli, të rilegjitimohemi sikur pozita ashtu edhe opozita. Mendoj gjithashtu se dialogu është me rëndësi, por nuk e përbën jetesën në Kosovë, papunësia dhe luftimi i korrupsionit janë me rëndësi jetike”, ka deklaruar ajo.

Osmani po ashtu ka folur edhe për të ardhmen e saj politike.

“Çka mund të them tani se do të jem rrotull dhe do të bëjë më të mirën për njerëzit. Në politikë është vështirë të parashihet e ardhmja politike. Por, një gjë është e sigurt – do të jem në anën e drejtë të historisë dhe do të jem bashkë me njerëzit që duan më të mirën për vendin dhe që mbajnë premtimet”, ka thënë Osmani.

LEAVE A RESPONSE