Tanimë disa ditë me radhë, banorët e Gostivarit, thithin tym dhe ajër të papastër, si pasojë e këtij zjarrit që digjet në Rusino”.
Banorët thonë se nëse ky problem nuk zgjidhet do të dalin në protesta. Marrëveshja mes të gjitha komunave që e shfrytëzojnë këtë deponi, sipas tyre nuk po respektohet.
“Po normal që na pengon tymi, sëmundje do sjelle ky tymi. Këtu komuna duhet të merr masa shteti duhet të merr masa. Populli do ngritet në protesta për këtë gjë. Nuk është normale kjo gjë që po ndodh këtu”.
“Nuk kanë punuar asgjë për këtë popull. Këta kanë punu vetëm të na marrin në qafë, të mjerët ne që jemi këtu. Këta na mbytën neve që 20 vite, eja premto e shko, asgjë për ne su bë, veç për vete kanë punuar”.
Banorët kanë të drejtën e protestës, thonë nga Eco Guerilla, të cilët kujtojnë politikanët tonë për premtimet e bëra.
12 vite më vonë, Qeverisë dhe Ministrisë së ekologjisë nuk iu është bë fare vonë për problemin e Rusinos dhe qytetarëve të Gostivarit. Përkujtojmë opinionin se për rajonin veri-lindor të vendin u ndanë dhjetëra miliona euro, ndërsa zero për deponinë Rusino -tha Arianit Xhaferi. Eco Guerilla.
Kreu i Gostivarit Arben Taravari thotë se si komunë nuk kanë ingerenca mbi Rusinon që të mund të ndërmerr hapa konkret.
Kompetencat tashmë dy vite nuk i ka komuna e Gostivarit. Jemi munduar ta menaxhojmë me aq sa mundemi edhe pse asnjëfarë ndihme s`kemi nga institucionet qendrore, respektivisht Ministrisë për ekologji, edhe pse disa herë zyrtarisht iu jemi drejtuar, o na i ktheni kompetencat o merrni masa si duhet – u shpreh Arben Taravari, Kryetar i Gostivarit.
Zgjidhjen e problemit me këtë deponi e kishin premtuar pothuajse të gjithë ministrat e ekologjisë nga radhët e BDI-së që nga viti 2008, por që atëherë nuk është lëvizur asnjë gur në drejtim të zgjidhjes së problemit. Që paradoksi të jetë më i madh BDl-ja edhe në programin 2020-2024 premton zgjidhjen e problemit me deponinë Rusino.