Gjatë 24 orëve të fundit mes 30 dhe 31 mars janë bërë 392 testime, ndërsa janë konfirmuar 44 raste të reja të koronavirusit në vend. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 arrin 329 persona, kurse 12 janë shëruar.
Autoritetet vlerësojnë se situata mbetet e ndërlikuar dhe se janë të mundur skenarë për zhvillimin e ardhshëm të ngjarjeve, por vlerësojnë se deri tani kemi përkushtim adekuat të shtetit dhe nuk ka nevojë për vendosjen e masave më rigoroze lidhur me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.
Në Klinikën për Sëmundje Infektive në këtë moment po mjekohen 54 pacientë, katër janë në gjendje kritike. Sipas vendbanimit, deri më tani raste të KOVID-19 janë regjistruar në Shkup-176, Dibër – 47, Kumanovë – 47, Shtip – 15, Tetovë – 8, Prilep – 10, Strugë – 7, Veles – 6, Manastir – 4, Ohër – 3, Kavadar – 2, Gostivar – 1, Kriva Pallankë – 1, Strumicë -1 dhe Gjevgjeli -1.