Një agjent që përfaqëson sulmuesin e Manchester Cityt, Raheem Sterling, ka thënë se ai do të ishte i hapur për t’u rikthyer te Liverpooli këtë verë.
Sipas L’Equipe, trajneri i Reds, Jurgen Klopp mund të bëjë një veprim për 25-vjeçarin këtë verë pasi të jetë i sigurt për buxhetin e tij të transferimeve.
Ky medium francez shton se një nga përfaqësuesit e Sterlingut iu përgjigj zërave duke lënë derën hapur për të për të bërë një kthim shokues të lojtarit në Anfield.
“Edhe nëse Raheem është i bashkuar me Manchester Cityn, ai nuk e ka harruar Liverpoolin, sepse këtu ai u bë ai që është si njeri dhe si lojtar”.
“Sigurisht, ka pasur polemika rreth largimit të tij, por që prej asaj kohe, koha ka drejtuar rrjedhën e saj dhe gjithçka është e mundur”, ka thënë agjenti.
Vetë Sterling mund të luhatet, me Liverpoolin që kapërceu Cityn si skuadra më e mirë në Ligën Premier këtë sezon përpara shtyrjes shkaku i krizës së coronavirusit.
Ndalimi dy vjeçar i Ligës së Kampionëve për Cityn gjithashtu mund të nxisë një mori lojtarësh të largohen nga klubi në kërkim të futbollit evropian diku tjetër.
Burimi: /Telegrafi/
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.