MAGAZINA

6 situata kur ju lejohet ta gënjeni të dashurin apo të dashurën

Shkencëtarët janë të mendimit se shpesh njerëzit preferojnë që t’i gënjesh me një qëllim të mirë sesa t’i tregosh të vërtetën e hidhur. Kjo do të thotë, që ka disa momente/situata që në një mënyrë apo një tjetër është mirë që partnerit tënd t’i thuash një gënjeshtër dhe të mos ndihesh fare fajtor/e

Madje, sipas studimeve thuhet se gënjeshtrat e bardha ndihmojnë në forcimin e besimit në një lidhje, por kujdes! Ka disa momente specifike kur ju lejohet të gënjeni.

  1. Ku partneri yt ju pyet se ç’ndjeni për njerëzit e tjerë.

Kjo bën pjesë tek pyetjet e vështira, prandaj edhe mund të gënjeni fare pak. Nëse ai/ajo ju pyet sa shumë e keni dashur ish-in mund edhe të luani me të vërtetën, për hir të marrëdhënies aktuale.

  1. Kur jeni duke u ndarë dhe nuk do t’i shkaktosh më shumë dhimbje

Këtu mund t’i thuash: “Nuk është faji yt…jam unë!”

  1. Kur do t’i japësh fund një debati.

Nëse nuk bëhet fjalë për një çështje delikate, mund edhe të gënjeni.

  1. Kur ai/ajo të jep një dhuratë të shëmtuar apo gatuan diçka jo dhe aq të shijshme.
  2. Kur do të anulosh një takim pa një arsye të fortë.
  3. Kur modeli i ri i flokëve është një tmerr i vërtetë!

Mund të bësh sikur të pëlqejnë për të mos i prishur hovin, por me takt thuaji që herën tjetër as të mos e mendojë si model.

Burimi: Bright Side

LEAVE A RESPONSE