MAGAZINA

7 dokumentar të vrasësve serialë që duhet t’i shihni!

#1. BTK: A Killer Among Us (2019)

Nisur nga Lori Hoxha: 7 histori të vrasësve serialë që duhet

Për çfarë flet?

Për 31 vite, Dennis Radar (vrasësi BTK) ishte i aftë të jetonte një jetë të dyfishtë. Kronikat e dokumentarit tregojnë intervistat e tij me autoritetet, viktimat e tij, marrëdhënien me vajzat, familjen dhe gazetarët.

Ku ta shihni: Amazon Prime Video.

#2.Monster in My Family: Happy Face Killer (2015)

Nisur nga Lori Hoxha: 7 histori të vrasësve serialë që duhet

E keni menduar ndonjëherë si është të jesh fëmija i një vrasësi serial? Ky dokumentar i dedikohet, Melissa Moore, vajzës së Keith Hunter Jesperson (i njohur ndryshe si vrasësi me fytyrë të lumtur). Aty ajo tregon gjithë përjetimet që iu desh të kalonte kur mësoi se i ati ishte vrasës i frikshëm.

Ku ta shihni: YouTube

#3.Manson (1973)

Nisur nga Lori Hoxha: 7 histori të vrasësve serialë që duhet

Ky dokumentar hyn shumë thellë në jetën e vrasësit famëkeq, Charles Manson dhe familjes së tij. Aty, përfshihen intervista me pjesëtarë nga klani Manson dhe ngjarje të vërteta nga jeta e tyre. “Manson” u nominua edhe në Academy Aëards për çmimin Dokumentari më i mirë.

Ku ta shihni: YouTube

#4. “The Pig Farm”

Nisur nga Lori Hoxha: 7 histori të vrasësve serialë që duhet

Ky dokumentar eksploron pse u deshën kaq shumë vite për të kapur vrasësin serial më të famshëm të Kanadasë. Aty përfshihen shumë zbulime tronditëse të gjithë atyre që e dinin çfarë bënte dhe kur.

Ku ta shihni:iTunes.

#5. Albert Fish: In Sin He Found Salvation (2007)

Nisur nga Lori Hoxha: 7 histori të vrasësve serialë që duhet

Dokumetari flet për historinë e vërtetë dhe të frikshme të Albert Fish, i moshuari kanibal, sadomazokist dhe vrasësi serial që joshte fëmijët për t’i vrarë, në Neë York. Ai i vriste, torturonte dhe i shkaktonte dhimbje të tjerëve në ëmër të sakrificës dhe lutjeve biblike.

Ku ta shihni: Amazon Prime Video.

#6. Born to Kill? Richard Trenton Chase: The Vampire of Sacramento (2010)

Nisur nga Lori Hoxha: 7 histori të vrasësve serialë që duhet

Richard Chase vrau 6 njerëz brenda një muaji në fundin e viteve ’70-të. Një prej viktimave të tij ishte një grua shtatzënë, të cilën e vrau në shtëpi dhe më pas bëri seks me trupin e saj.

Ku ta shihni: Dailymotion.

#7.Serial Killers: John Wayne Gacy (1999)

Nisur nga Lori Hoxha: 7 histori të vrasësve serialë që duhet

John Wayne Gacy, njihej si “Vrasësi Klloun”, u akuzua për vrasjen e 33 njerëzve në 1980. Ai përdhunonte, torturonte dhe i vriste të gjithë viktimat, shumë prej të cilëve ishin djem adoleshentë. Në dokumentar, përfshihen fakte nga jeta e tij e dyfishtë dhe intervistat e vetë vrasësit të tmerrshëm.

Ku ta shihni: YouTube

/Revista Anabel/

LEAVE A RESPONSE