Kryeministri i shkarkuar por ende në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha gjatë një bisede me studentët e Universitetit të Harvardit se Kosova “pa NATO do të humbasë BE-në, nëse humbet, fituesi është Rusia”.
Ai u tha studentëve se populli i Kosovës e di rëndësinë e NATO-s.
“Pa ndërhyrjen e saj, ne nuk do të ishim një shtet i lirë sot”, tha Kurti.
Duke folur për rolin e SHBA-së në zgjidhjen e problemeve me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare, ai tha se ambasadori Richard Grenell nuk dëshironte të dëmonte qytetarët e Kosovës, por e pa kërkesën për të shpejtuar marrëveshjen si një “arritje historike për veten e tij”.
“Grenell kërkoi një marrëveshje të shpejtë dhe përshtypja ime është se ai nuk donte të keqen për popullin shqiptar dhe Kosovën. Dhe kur ju duhet të bëni diçka shpejt, ju përpiqeni të bëni presion. Ai është në një nxitim për të arritur një marrëveshje historike, duke u përqëndruar më pak në tekstin e marrëveshjes. Ai tha se dëshironte një marrëveshje në shkurt, dhe tani dëshiron që një marrëveshje të arrihet deri në shtator,” tha Kurti.