LAJME

Albin Kurti për shkëmbimin: “Nuk është zgjidhje për paqe ”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar zhvillimiet e fundit politike në vend gjatë një bashkëbisedimi të organizuar nga Frierich Ebert.

Lidhur me çështjen e shkëmbimit të territoreve që sipas tij mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë, kreu i VV-së tha se kjo është e papërgjegjshme.

”Vetëm të mendosh se do të ketë kufij të rinj, e ndryshim në harta, është çmenduri”.

”Është e pamundur, nuk është zgjidhje për paqe – është nxitje e konfliktit”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Kurti deklaroi po ashtu se Kosova problemin më të madh e ka korrupsionin por në të njëjtën kohë qëndrojnë problematike edhe ambiciet e Serbisë për territor.

LEAVE A RESPONSE