Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se zëvendësimi i taksës me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, ka qenë një zotim zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërsa të heqësh dorë nga reciprociteti, sipas Haxhiut është “heqje dorë nga sovraniteti”.
“Para se të ndodhë vendimi për shkarkimin e Veliut, Mustafa i pati thënë Kurtit që momentin që do ta kalojmë këtë situatë, ne largohemi nga Qeveria, për shkak të anti- amerikanizmit siç e kanë cilësuar ata, jo për shkak të tarifës. Ne insistonim që të vendoset reciprociteti pasi ishte zotim zgjedhor”.
“Me heq dorë prej reciprocitetit është si me heq dorë prej sovranitetit. Tarifa nuk është diçka e tillë. Në kohën kur është vendosur tarifa, ndonëse ishte një vendim Ad-Hoc i Haradinajt, megjithatë ne patëm inisituar që të mos hiqet, sidomos kur kishte kërkesa të vazhdueshme të Vuçiqit, që e njëjta të hiqet”.
“Kemi pasë edhe premtim zgjedhor para qytetarëve, që tarifa të zëvendësohet me reciprocitet, njësoj e ka pasë edhe LDK-ja. Shtrohet pyetja se ç’kuptim kanë programet zgjedhore nëse ato i ndërron për çdo ditë”, ka thënë Haxhiu në Rubikon në Klan Kosova.
Haxhiu ka theksuar që tani i përket kryeministrit në detyrë Kurtit që ta vendosë reciprocitetin në mënyrë graduale.