Albulena Haxhiu kritikon Qeverinë Hoti për mos dhënien e maskave për fëmijët 10/09/2020 | 12:57
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vazhdon të kritikojë Qeverinë Hoti.
Por kritikat e saj sot nuk kanë të bëjnë me marrëveshjen e 4 shtatorit të Uashingtonit, por me mos ndarjen e maskave për fëmijë të cilët nga e hëna pritet të nisin mësimin.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook thotë se Qeveria po i obligon prindërit të blejnë maska, në vend që t’iu blejë nga një maskë shumëpërdorimshe.
Ajo thotë se qeveria aktuale kujdeset veç për veten dhe njerëzit e tyre e përreth tyre.
Postimi i saj:
Ajo thotë se kjo qeveri
Gjatë kësaj jave prindërve i janë shpërndarë rregullat e fillimit të vitit të ri shkollor në kushte pandemie.
Në njërën nga këto rregulla thuhet:
“Prindërit janë të obliguar të sigurojnë maskën për fëmijët e tyre”!
A kanë menduar institucionet për prindërit që nuk i kanë mundësitë të blejnë maskat mbrojtëse për fëmijët e tyre sidomos duke pasur parasysh që orari mësimor është nga e hëna në të premte!
Ka prindër që kanë më shumë se 1 fëmijë dhe kjo do të jetë e papërballueshme për shumë familje.
Si është e mundur që edhe në rrethana të pandemisë, Qeveria të mos mendojë për mbrojtjen e fëmijëve dhe kujdesin për ta?
Po bëhen 6 muaj prej kur është ndërprerë mësimi fizik dhe padyshim që kjo ka ndikuar tek fëmijët dhe në këto rrethana sa shumë e vlefshme për fëmijët, sidomos ata të mësimit fillor do të ishte që shteti të paktën në fillim t’ia dhuronte një pako me dezinfektues e maskë mbrojtëse shumë përdorimëshe!
Por jo, ata kujdesen veq për veten dhe njerëzit e tyre e përreth tyre!