LAJME

ALBULENA HAXHIU ME MESAZH TË FORTË NDAJ PDK-SË, JA ÇFARË JU THOTË

Ish-ministrja e Drejtësisë në Qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka vija të kuqe me Partinë Demokratike të Kosovës derisa ajo të reformohet. “Nuk bëjmë koalicion me PDK-në, derisa ajo të reformohet”, ka thënë Haxhiu në Kanal10.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Partia Demokratike ta nënshkruajë nismën për rrëzimin e Qeverisë Hoti përmes thirrjes së një seance ku do të hidhej në votim mocioni mosbesimit, njofton Insajderi. Haxhiu ka shtuar se vetëm në rrëzimin e kësaj qeverie mund të bashkëpunojnë  me PDK-në. /Insajderi.com.

LEAVE A RESPONSE