Apple dhe Google po ndërtojnë teknologji të re për gjurmimin e koronavirusit në iOS dhe Android

Posted by

Të dy kompanitë janë duke punuar së bashku, duke përfaqësuar brendet e telefonave më të përdorur në botë

Dy nga kompanitë më të mëdhaja të industrisë së teknologjisë po punojnë së bashku për të luftuar koronavirusin, duke prezantuar një set të ri mjetesh që do të vëndohen tek shumica e smartphonëve në të gjithë botën.

Teknologjia e re, e përshkruar në gazetat e publikuara nga Apple dhe Google të premten e shkuar, mbështeten në teknologjinë Bluetooth wireless radio për të ndihmuar telefonat të komunikojnë me njëri-tjetrin, duke paralajmëruar përdoruesit për njerëzit të cilët kanë rënë në kontakt me virusin korona.

Apple dhe Google planifikojnë që fillimisht t’i lançojnë këto mjete në maj në mënyrë që aplikacioni të përdoret nga autoritetet e shëndetit publik ku do ta kenl më të lehtë për të marr masa preventive dhe më pas, në muajt e ardhshëm, kompanitë planifikojnë t’i ndërtojnë ato direkt në softuerin e iOS dhe Android për të ndihmuar edhe përdoruesit që të gjurmojnë virusin.

Të premten e shkuar, kompanitë gjithashtu dhan informacione specifike teknike për mbrojtjen e privatsise së perdoruesve të cilën ata e quajtën Privacy-Preserving Contact Tracing.

“Përmes bashkëpunimit të ngushtë me inxhinieret, qeveritë dhe autoritetet e shëndetit publik, shpresojmë të shfrytëzojmë fuqinë e teknologjisë për të ndihmuar vendet në të gjithë botën të ngadalësojnë përhapjen e COVID ‑ 19 dhe të përshpejtojnë kthimin e jetës së përditshme”, thanë kompanitë në një deklaratë e përbashkët.

Kompanitë e mëdha të teknologjisë në veçanti kanë punuar reth koronavirusit që në nismat e përhapjes së saj.

Google gjithashtu muajin e kaluar tha se po shfrytëzohen më shumë se 800 milion dollarë për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të anketuarit në krizë që merren me pandeminë koronavirus. Apple dhe Google kanë filluar të bëjnë dhe shpërndajnë e mjeteve mbrojtëse për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

“Të gjithë ne në Apple dhe Google besojmë se kurrë nuk ka pasur një moment më të rëndësishëm për të punuar së bashku për të zgjidhur një nga problemet më të rrezikshme në botë,” thanë përfaqësuesit e të dy kompanive. – Atdheu Lajm

Burimi – CNET News

 

 

Leave a Reply