LAJME

Bahtiri: Një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës hyn në vetizolim

Një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës gjendet në vet-izolim në shtëpitë e tyre, pasi që i ka ofruar shërbimeve mjekësore një pacienti nga Skenderaj, i cili pas testimit për COVID-19 ka dalë pozitiv.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës Agim Bahtiri, sipas të cilit edhe një pacient i dyshuar me COVID-19 nga qyteti i Klinës, është operuar në Spitalin e Mitrovicës dhe derisa të kthehen rezultatet e testimit të tij, nuk ka siguri që ekipi tjetër mjekësor është i sigurt.

Ai përmes një postimi në Facebook apelon qytetarët e Mitrovicës që t’i shmangin në maksimum vizitat në Spitalin e Mitrovicës deri të mërkurën mbrëma, dhe të drejtohen për në SHSKUK, pasi spitali po përballet me vështirësi në ofrimin e shërbimeve pas rasteve të fundit.

Bahtiri ka bërë të ditur se nesër në ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Shtabit Emergjent të Komunës së Mitrovicës, për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar dhe hapat e mëtutjeshëm.

Ndryshe, Mitrovica është ndër qytetet e pakta pa persona pozitivë me coronavirus deri më tani.

LEAVE A RESPONSE