Baraliu: Citimi i Kushtetutës së Serbisë nga VV relativizon shtetin e Kosovës, justifikimet janë banale
Analisti kosovar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e që njihet për qëndrimet e tij pro Lëvizjes Vetëvendsoje, Bleron Baraliu, ka reaguar ashpër pasi partia që drejton Kurti ka cituar Kushtetutën e Serbisë në ankesën që kanë dërguar në Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi.
Baraliu thotë se një citim i tillë që i është bërë kushtetutës së një vendi që njihet për mungesë demokracie, ushtrimi të dhunës, terrorit e gjenocidit është një akt poshtërues dhe njollosës.
Ai thotë se justifikimet që vijnë nga Vetëvendosje se është bërë ‘citim shkencor’ janë primitive dhe banale.
Baraliu është shprehur i habitur më një veprim të tillë të Kurtit, duke thënë se Kurti ka relaitivizuar ‘de jure’ shtetin e Kosovës.
Njohësi i rrethanave politike në Kosovë, Bleron Baraliu, thotë se ky akt i VV’së është i gërditshëm dhe iditiotesk që ngrit dilema serioze për papjekurinë e thëllë të Kurtit dhe gjithë kabinetit qeveritar.
“Me këtë akt, politikës miope të 2 muajve të fundit VV ia ka vënë kapakun në mënyrën me imbecilike dhe të gërditshme, duke ngrit dilema serioze mbi papjekurinë e thellë politike të Albinit dhe tërë kabinetit qeveritar”, ka shtuar tutje Baraliu, raporton Express.