LAJME

BDI në krizë? Përmenden dhjetëra kandidat për “kryeministër”, asnjë nuk po pranon!

Po afrohet afati i fundit kur BDI ka paralajmëruar se do të shpallë kandidatin për kryeministër, por punët nuk po shkojnë lehtë, pranojnë burime partiake, shkruan Gazeta Lajm.

Mediumet po rrotullojnë shumë emra për “kandidatin mbipartiak” për kryeministër shqiptar, mirëpo burime partiake thonë se asnjë nuk po pranon. Sipas tyre, gjatë ditës së djeshme një kandidat është pajtuar, por pastaj është tërhequr.

“Mund të them se tani jemi në krizë. Dje u dakorduam me VMRO-DPMNE-në për një emër, por ai u tërhoq, sapo i treguam se nuk do të bëhet vërtet kryeministër, por vetëm gjatë fushatës do të luajë rolin e kandidatit që të fitojmë më shumë vota edhe ne edhe VMRO-DPMNE-ja dhe të bëjmë koalicion pas zgjedhjeve”, thonë burime partiake.
“Mendoj se partia nuk po bën mirë që është futur në këtë lojë me VMRO-DPMNE-në, sepse edhe prej ndërkombëtarëve kemi reagime mjaft negative”, thekson një tjetër burim partiak, duke pranuar se me “këto lojëra”, BDI vetë ia ka vulosur fatin vetvetes që të shkojë në opozitë. I njëjti burim ka dëgjaur se “partia po ofron edhe para” vetëm e vetëm të gjejë ndonjë kandidat i cili do pranonte të futet në këtë garë.

Në fillim të kësaj fushate aktivistët e BDI-së përmendën emrin e biznesmenit Lazim Destani si kandidat për kryeministër, mirëpo ai mohoi publikisht këtë.

LEAVE A RESPONSE