LAJME

Bekë Berisha i referohet si “Sfeklla” Sveçlës, i reagon Vetëvendosje

Kuvendi i Kosovës është duke e vazhduar seancën, ku në interpelancë është thirrur ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Gjatë kësaj séance, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kujtuar se si xhandarmëria serbe kishte hyrë në Karaçevë edhe gjatë kohës sa në krye të Qeverisë ishte Albin Kurti.

Berisha e ka pyetur Veliun nëse ka qenë në atë kohë Ministër apo ka qenë duke e zëvendësuar “Xhelal Sfeklla”.

“Unë e kom një pyetje. Në kohën sa ke kryeministër Albin Kurti e kam pa një video pikërisht në Karaçevë , forcat e ushtrisë apo xhandarmërisë, por e kam pa videon që kanë qenë në fshat dhe nuk e ka qelë gojën kërkush. A ke qenë ti ministër në detyrë apo ka qenë duke të zëvendësuar Xhelal Sfeklla”, ka pyetur Berisha.

E meqenëse deputeti i AAK’së nuk ia shqiptoi mirë mbiemrin Sveçlës, nuk mungoi as reagimi i nënkryetares së Kuvendit nga radhët e VV’së, Arbërie Nagavci.

“S’po di a dinë mbiemrin apo të vyen më mësu. Mësoje se je i ri”, i tha Nagavci Berishës./Gazeta Express

LEAVE A RESPONSE