Ministri i Financave në Qeverinë Kurti, Besnik Bislimi nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka njoftuar se deri më tani në fondin shtetërorë për ndihma nga Covid-19 janë tubuar 321.663 euro. Përpos kësaj, ai ka pohuar se më shumë ndihma kanë ardhur nga mërgata zvicëriane të cilët në ndihmë të Kosovës kanë dërguar 170 mijë euro për të vazhduar me mërgatën gjermanine, 70 mijë euro, raporton Atdheulajm.com
“Të nderuar bashkëatdhetarë, Dua të Ju informoj që deri më sot, në Llogarinë e Qeverisë së Kosovës dedikuar përballjes me pandeminë COVID 19, janë derdhur 321.663 euro. Nga kjo shumë, mbi 180.000 janë nga mërgata jonë në Zvicër, 70.000 nga Gjermania, për të vazhduar me Suedinë, Norvegjinë, Austrinë, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mërgatë e dashur, 321.663 herë faleminderit nga ana ime, e Qeverisë, dhe gjithë Kosovës”, ka shkruar Bislimi.
https://www.facebook.com/besnik.bislimi/posts/10163598756055475

