Covid-19/ Studenti shqiptar nga Turqia flet për Atdheulajm, tregon për masat dhe gjendjen e studentëve shqiptarë në Turqi

Në një intervistë ekskluzive për AtdheuLajm, Burhan Jakupi, një nga shum studentët shqiptarë që gjendet në Turqi në periudhë pandemie ka folur për masat që shteti turk i ka marrë për ta parandaluar përhapjen e pandemisë. Ai ka folur edhe për ndihmat që shteti turk i ka dërguar në shtetet shqiptare, Kosovë, Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.
Ai tha se në këtë periudhë të Covid-19 objektet fetare, qendrat tregtare janë të mbyllura. Jakupi thotë se në Turqi ndodhen shumë student shqiptar, por sipas tij është lajm i mirë që asnjëri prej tyre nuk është prekur nga Covid-19.
AtdheuLajm: Çfarë masash ka marrë Turqia për parandalimin e kovid 19?
Burhan Jakupi: Turqia ka mobilizuar të gjitha mundësitë e veta dhe ka qenë e vendosur për të kapërcyer këtë epidemi sa më shpejt të jetë e mundur. Masat që Turqia i mori e ndaloi lëvizjen e njerëzve nëpër qytete i mbylli lëvizjet nga një qytet në tjetër, janë mbyllyr aeroportet (kufijtë) pastaj i mbylli qendrat tregtare, disa herë kishte ore policore ku kishte ndalesë që populli të dilte jashtë e sidomos në fundjavë, është e ndaluar dalja jashtë e më të vjetërve se 65 vjet dhe të rinjve nën moshën 20 vjet, janë të mbyllura akoma te gjitha objektet fetare, shkollat ,fabrikat pazaret, shëtitja rreth bregdetit dhe në çdo vend ku egziston mundisa e rezikut virusit COVID19 janë mbyllyr ministria e shëndetësisë po jep maksimumin në këtë rast ku deri tash ne Turqi gati se ç’do ditë po bëhen gati se nga 35 mij testkite në ditë.
AtdheuLajm: A është kufizimi i levizjes pjesë e masave?
Burhan Jakupi: Unë besoj se po është pjesë e masave sepse përderisa nuk kemi një kufizim të tillë ne nuk jemi dhe shumë të përgjegjshëm apo të vetëdijshëm e sidomos në Turqi ku qytetet janë me numër të madh të popullsisë, por populli turk masat apo keshillat që i rekomandoi shteti i pranoi dhe vetëm se gjendja po ec në përmirësim e sipër ku shpesh herë nga ballkonet e shtëpisë shteti mori duartrokitjet e popullit për luftën që e bën kundër këtij armiku të padukshëm të njeriut.
AtdheuLajm: Cilat janë komentet brenda Turqisë për ndihmat që Turqia i dërgoj drejt Kosovës dhe Shqipërisë po edhe Maqedonisë ?
Burhan Jakupi: Në këto momente të vështira për gjithë botën, zgjidhja e vetme është solidariteti mes njerëzve, popujve dhe shteteve. Balkani në përgjithësi apo ne shqiptarët në veçanti jemi me fat që për miq, aleat e kemi Turqinë që është më e fuqishme se ne dhe më të pregaditur për sprova të këtilla globale, frytet e së cilës pa dyshim se edhe ne i shijojmë. Që nga fillimi i pandemisë diku mbi 100 vende kanë kërkuar ndihmë nga Turqia për tu përballur me koronavirusin ku 80 prej tyre e kan marur ndihmen. Turqit në përgjithësi kanë mendim të mirë për shqiptarët edhe pse nuk na bashkon kombi por na bashkon feja dhe kemi një kulturë të ngjajshme ku kemi pasur raporte të mira që nga Perandoria Osmane e deri në ditët e sodit ku Turqia pasi që i dërgoi medikamentet shëndetsore në Shqipëri , nisi edhe automjetet e ndihmës së shpejtë nga Stambolli drejt Shqipërisë.
AtdheuLajm: Si po perballet Turqia me këtë “luftë”, a mendoni se është një tregues i mire për shëndetësinë atje?
Burhan Jakupi: Si i gjithë globi edhe Turqia po jep maximumin në këtë sferë vlen të theksohet se vitet e fundit mjeksia në Turqi është tepër e zhvilluar ku Turqia ka numrin më të lartë të dhomave të kujdesit intensiv në Europë diku 40 dhoma për 100.000 banor nëpër Spitale. Ku qeveria e Turqisë vetëm për këtë luftë ndau 100 miliardë LiraTurke (TL) është dhe një segment tjetër ku vlen të theksohet e ajo është mosha e popullatës. Turqia ka një popullatë të re dhe dinamike, ku mosha mesatare e popullatës është diku 30 vjeçare. Siç dimë apo mësuam nga ekspertët e shëndetësisë se koronavirusi rrezikun më të madh e paraqet për kategorinë e vjetër të popullsisë mbi 65 vjeçare, si shembull e kemi shtetin e Italisë ku për fat të keq është ndër shtetet më të prekura në Europë.
AtdheuLajm: Cilat janë lajmet e fundit në Turqi? A flitet për ndonjë farë inekcion kundër virusit të prodhohet në Turqi?
Burhan Jakupi: Kemi përmirësimin e jashtëzakonshëm të ajrit. Sipas statistikave këtu në Turqi sasia e ndotësve të ajrit nga transporti u zvogëlua diku 85%, ndërsa në nivel global diku afër 50%. Gjithashtu kjo qartë duket edhe në jeton tonë të përditshme. Kurse për fat të keq kemi afër 5 milion të diagnostifikuar kurse në Turqi deri në këto dite numri ariti deri në 150.000 kurse afër 4055 të vdekur me COVID 19, sa i përket ineksionit nuk kemi lajme zyrtare nga ministria e shëndetësisë.
AtdheuLajm: Si është gjendja e studentëve shqiptarë në Turqi?
Burhan Jakupi: Kemi nxënës të shkollave të mesme ,student Bachelor , të Masterit dhe për Doktoratë por lajmin më të mirë që ua jap është se nga të gjithë trojet shqiptare nuk kemi as një student të prekuar me virusin covid 19, për momentin po presim të qetësohet situata të hapen kufijtë dhe pastaj do vijnë pushimet verore ku shumica nga ne do jemi afër familjeve tona sepse shkollat janë mbyllyr dhe provimet do mbahen në mënyrë online.

