Dashuria e Kurtit me mediet e oligarkëve dhe urrejtja ndaj medies kritike

Posted by

“Devollët”  u treguan më intelegjentë. Ata patën hetuar tek Albin Kurti atë që nuk e patën hetuar as militantët e tij dhe as të tjerët që besonin se Albini e kishte vërtet betejën me oligarkët.

Shkruan: Mero Baze

Ata patën hetuar që Albini e ka pas me një prej bizneseve të tyre në medie, që ishte “Klan Kosova”. Dhe ja dhanë sinjalin e parë. Hoqën themeluesin e Televizonit, ndërruan ekipin drejtues, dhe luajaliteti funksionoi. Njeriu I dytë më I rëndësishëm pas Albinit, Glauk Konjufca, ishte mysafir I parë në Klan Kosova.

Akujt u shkrinë. Intuita e “oligarkëve” duket se ishte më e mpreht se e pjesës tjetër që besonte betejën e Albinit me oligarkët.

Beteja e tij ishte me sa duket për shtypin e oligarkëve.

E njëjta gjë me bizneset e zotit Lluka. Ky është akuzuar nga “Vetvendosja” dhe Kurti si donator I Haradinaj, I afërt me PDK dhe struktura të pushtetit, dhe ka qenë në shenjestër si një nga oligarkët.

Për fat dje Albini ishte mysafir në zyrat e tij.

Si “Dukagjini” dhe “Devollët” të cilët për Albinin ishin “Shushunja të buxhetit të Kosovës, tani ngjajnë si bletë puntore.

Si “Devollët” ashtu edhe “Dukagjiini”, janë dy prej grupeve më të mëdha të biznesit në Kosovë që kanë në pronësi dhe medie. Janë ashtu siç ka thënë Albini, të lidhur me politika shtetërore në biznesin e tyre. Pronarëve të Dukagjinit u kanë dal telashe së fundmi me hetimin për liçensa hidrocentralesh  dhe janë po ashtu të lakuar në shumë raporte ndërkombëtare për mënyrën jo transparente në privatizime, në Kosovë.

Problemi nuk është tek ata si biznesmenë, por tek qasja që administratat shtetërore kanë ndaj tyre.

Albin Kurti premtoi një qasje të re ndaj tyre. Premtoi gati linçim të tyre dhe I ktheu në amur beteje në fushatë elektorale.

Të  gjithë këtë histeri elektorale kundër tyre, nëse e ridimensionon tani që “Vetvendosja” është në pushtet, e shikon si të konvertuar vetëm në histeri ndaj shtypit kritik me ta.

Militantët e “Vetvendosjes”, tashmë nuk kanë në qendër të sulmeve oligarkët, por mediet. Ata sulmojnë çdo gazetar, përfshi dhe ata që ishin mbështetësit më të mëdhenj në fushatën e tyre si Ekspress-i, apo Tv7 dhe çdo gazetar tjetër që shpreh rezerva për Vetvendosjen. Ata vazhdojnë të linçojnë çdo portal, çdo gazetar të pavarur apo pozicionuar, boll që të nuhasin se nuk është idhull I Albin Kurtit.

Ky ridimensim I tyre, nga një detashment politik “antioligark”, në një detashment fashistoid vetëm kundër medieve, tregon se problemi I tij nuk kanë qenë oligarkët, por mediet e tyre.

Nuk di kush e ka këshilluar para fushatës, që mund ti kishte kundër këto medie kur të vinte në pushtet, por ka qenë këshilltar idjot. Mediet e mëdha, sidomos mediet e oligarkëve, nuk janë për të bërë opozitë, por për të qenë me pushtetin.

Kot është harxhuar që ka fol keq për ta dhe e ka vënë veten në siklet tani që i duhet t’i takojë nëpër korridore studjosh. Jo se mërziten “oligarkët”, po se do ti duhet të lloj nga  e para këtë betejën kundër tyre në zgjedhjet e ardhëshme dhe do duket qesharak.

Leave a Reply