LAJME

DEPUTETI I LVV-SË: PDK E KA “KAPUR” ISA MUSTAFËN

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka hedhur akuza mbi Partinë Demokratike të Kosovës dhe për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën duke e cilësuar “të kapur nga PDK”. Bajqinovci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për mënyrën që sipas tij “funksionon PDK”.

“Me një fjalë, nana e korrupsionit në Kosovë, është PDK’ja, e cila, ka nën kontrollë edhe kreun e LDK’së të cilët aty shërbejnë si aksesorë ose ndihmesa”, ka shkruar Bajqinovci. Bajqinovci ka përfunduar reagimin duke thënë se “mund të jetohet pa vjedhur”. /Insajderi.com

LEAVE A RESPONSE