Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, ka reaguar pas kritikave ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për kufizimin e lëvizjes, si masë kundër epidemisë.
Lauka ka thënë se qeveria e Kosovës nuk e ka luksin e zgjedhjes sё masave kundёr pandemisё dhe se kufizimi i lëvizjes ishte ndër masat më të efektshme për ta parandaluar përhapjen e virusit. Kjo për shkak të mungesës së ekspertizёs mjekёsore dhe deficitit tё theksuar nё teknologji, përcjell Bota sot.
Sipas tij, qeveria nё detyrё e Albin Kurtit po përpiqet të mbrojë jetën e secilit qytetar.
Ish-diplomati shqiptar ka hedhur akuza të rënda ndaj politikanëve që sipas tij, për 20 vjet rresht kanë vjedhur dhe tash shtiren si “mbrojtës” të vërtetë të të drejtave të njeriut.
Ai ka përmendur rastin e Astrit Deharit dhe ekstradimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.
Postimi i plotë i Laukës në Facebook:
E drejta e lёvizjes dhe e drejta e jetёs
Kleptokracia (hajnokracia) e Kosovёs ёshtё ngritur nё kёmbё kundёr vendimit tё qeverisё nё detyrё pёr kufizimin e lёvizjes, nё kuadёr tё masave pёr parandalimin e pёrhapjes sё COVID-19, duke e quajtur atё si antikushtetues, shkelje flagrante e tё drejtave tё njeriut, ndёrsa Albin Kurtin si xhelat dhe diktator. Na u shqetёsuakan pёr tё drejtat e njeriut ata qё dyshohen se i kanё duart e lyera me gjakun e Astrit Deharit; ata qё ditёn pёr diell, nё kundёrshtim me kushtetutёn dhe konventat ndёrkombёtare, i rrёmbyen 6 shtetas turq nё Kosovё, pёr t’ia dorёzuar autokratit Erdogan (nё kundёrshtim mё kёshillёn e Uashingtonit).
Vjosa Osmanin, e cila propozoi miratimin e njё ligji qё do tё rregullonte anёn procedurale, qё lidhet me tё drejtat e njeriut gjatё pandemisё, e quajtёn tradhёtare dhe shёrbёtore tё Kurtit.
Kёshilli pёr Mbrojtjen e Lirive dhe tё Drejtave tё Njeriut, nё Prishtinё, nё reagimin e vet ndaj masave tё fundit tё qeverisё, deklaroi se midis tё drejtёs sё lёvizjes dhe tё drejtёs sё jetёs, pёrparёsi absolute ka kjo e fundit.
Qeveria e Kosovёs nuk e ka luksin e zgjedhjes sё masave kundёr pandemisё. Nё kushtet e mungesёs kritike tё ekspertizёs mjekёsore (epidemiologё, mikrobiologё) dhe defiҫitit tё theksuar nё teknologji (mungesa e laboratorёve tё mikrobiologjisё molekulare) kufizimi i lёvizjёs sё njerёzve shihet si njё ndёr masat mё tё efektshme pёr tё parandaluar pёrhapjen e virusit.
Mbrojtja e jetёs sё ҫdo qytetari, mbi gjithҫka – kёtё po pёrpiqet tё bёjё qeveria nё detyrё e Albin Kurtit. Ndёrsa, kleptokracia po shtiret si “mbrojtёsja” e vёrtetё e tё drejtave tё njeriut, ndёrkohё qё qytetarёt e Kosovёs, pёr 20 vjet rresht, janё bindur pёr tё kundёrtёn – t’ua besosh te drejtat e njeriut hajnave tё babёzitur ёshtё njёlloj si t’ia varёsh ujkut mёlҫitё nё qafё.