Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, e ka ndarë ndaj gjysmën e pagës në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Covid-19.
Ai ka thënë se është mirënjohës për të gjithë mërgatën që po dhurojnë para në fondin e menaxhimit të pandemisë, njofton Klan Kosova.
“Duke u nisur nga fakti se po jetojmë në kohë pandemie dhe duke ndjekur shembullin e Kryeministrit Albin Kurti kam vendosur që edhe unë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të ndaj gjysmën e pagës në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Covid-19”.
“Bashkë do t’ia dalim! Të qëndrojmë të fortë në këtë sfidë. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë mërgatën që po dhurojnë para në fondin e menaxhimit të pandemisë”.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.