Kamioni i parë me tabela të Serbisë është futur në Kosovë në ora 13:50, pas vendimit të qeverisë për heqjen e reciprocitetit me Serbinë.
Shoferi i kamionit të parë, Vukasin Vukasinovic nga Prijepolje, i cili ka kaluar tranzit nëpër Kosovë i tha portalit Kosovo Online se ka pritur më shumë se 12 orë në pikën kufitare në Jarinjë për të kaluar dhe pas vendimit të qeverisë për të hequr masat e reciprocitetit i kanë thënë se më nuk ka nevojë për njoftimin për kamionë, që e ka lëshuar zyrtari kosovar për ndërlidhje në Beograd, transmeton Gazeta Express.
Vukasinovic tha se edhe disa kamionë të tjerë janë duke pritur për të hyrë në Kosovë, dhe shoferën shpresojnë se vendimi për heqjen e reciprocitetit do të thotë se do të normalizohet transporti i mallrave.