Situatë e tensionuar që nga orët e para të mëngjesit të sotëm është duke mbretëruar në Tiranë, kjo në shenjë revolte ndaj rrënimit të Teatrit Kombëtar në Shqipëri.
Derisa, pati edhe përplasje mes protestuësve dhe policëve, transmeton Indeksonline.
Një gazetar, Isa Myzryaj, përmes disa imazheve dhe një postimi ka rrëfyer këtë akt, të cilin e quan ndër ato më të rëndat që mund ta shohësh live.
Ky është postimi i tij:
Kam vite të tëra që protestoj, dhe raportoj edhe për protesta, por ajo që kam parë sot në mesditën e së dielës, ka qenë një ndër aktet më të rënda që mund ta shihje live, që as nuk mund të përshkruhet në këtë shkrim, dhe as fotot nuk mund ta përcjellin, egërsinë e një shteti mbi qytetarin e vetë.
Nuk ka fotografi e video, që e përcjell ashtu si duhet, dhunën e ndodhur sot në mes të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, dhunën e shtetit arrogant, e criminal, mbi qytetarët e saj, të cilët kërkojnë asgjë më shumë sesa drejtësi, e mbrojtje të publikes.