Studime të shumta sugjerojnë që bebet mund të jenë në gjëndje të përpunojnë dhe të përvetësojnë informacionin edhe në barkun e nënës. Neuronet e trurit të tyre mund të stimulohen nga aktivitetet e prindërve.
E për ta arritur këtë, nënat duhet të bëjnë disa gjëra.
Ushtroni gjatë shtatzënisë
Nënat që ushtrojnë në shtatzëni kanë mundësinë të zhvillojnë placentë më të madhe, me kapacitet më të lartë për transportin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese, shpjegon Helene Byrne, themeluesja e BeFit-Mom.com.
Merrni vitaminat e duhura gjatë shtatzënisë
Vitaminat që merren gjatë shtatzënisë jo vetëm që parandalojnë defektet gjenetike por përmirësojnë dhe trurin e foshnjës. Një studim madje ka zbuluar se nënat që nuk i marrin vitaminat gjatë shtatzënisë kanë 2 herë më shumë mundësi të lindin një fëmijë me spektër autik se nënat që i marrin rregullisht ato.
Hani peshk
Peshku është i pasur me 2 përbërës kryesorë të cilët janë të njohur për përmirësimin e zhvillimit të trurit, acidet yndyrore omega-3 dhe DHA. Një studim ka zbuluar se bebet që kishin nivel të lartë të DHA në lindje dolën më mirë në testin e aftësive njohëse.
Lexoni dhe bisedoni me foshnjën
Nëse ju i lexoni apo thjesht i tregoni foshnjës për ditën tuaj, ju jeni duke i mësuar atij fjalë të reja me të cilat do të mbushë memorien e tij. Kjo gjë do ti jep atij një avantazh në të folur dhe në zhvillimin e një fjalori më të pasur. Muzika është një tjetër mënyrë për ti dhënë foshnjës një shtysë në këtë drejtim.