LAJME

Gjuriq thotë se’ Kosova i takon Serbisë, ata shkelin ligjet e tyre

Faltoret serbe në Kosovë kurrë nuk do të jenë asgjë tjetër përveçse serbe. Kjo nuk është aspak një temë për diskutim. Pyetja është se sa individë të papërgjegjshëm në Prishtinë janë të gatshëm të shkojnë larg, duke marrë peng kishat dhe manastiret tona, në mënyrë që të përpiqen të zhvasin diçka nga Beogradi në atë mënyrë. Kështu ka thënë për gazetën beogradase “Novosti”, drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq duke iu referuar zhvillimeve të fundit rreth ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë.

“Ata janë të gatshëm të shkelin ligjet e tyre në atë lojë të rrezikshme, dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të thotë fjalën e fundit në emër të vlerave të saj”. “Si një popull përgjegjës, ne do të marrim masa për të mbrojtur trashëgiminë tonë, edhe për Presidentin Aleksandar Vuçiq kjo është një përparësi”, ka thënë ai.

LEAVE A RESPONSE