Nevoja e edukimit të mirëfillit mbetet nevojë e kahmotshme e kombit tonë. Mungesa e filozofit politik shqiptar ka reflektuar në arenën politike për këtë arsye në verën e vitit 2020 në qytetin e Gostivarit do të organizohet Akademia verore “Arbën Xhaferi 2020”.
Akademia do të jetë e hapur për studentë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali Zi dhe Lugina e Preshevës.
Në këtë akademi verore pjesëmarrës janë 20 të rinjë të moshës 18 – 22 vjeçare. Poashtu në numër llogaritet edhe balanca gjinore. Të gjitha harxhimet mbulohen nga organizatorët, përveç harxhimeve rrugore, gjithesesi stafi jonë ju mundëson asistencë.
Sipas paralajmërimit, kjo akademi ka tre aspirate që dëshiron t’I arrij: Të fuqizojë mendimin dhe pjesëmarrjen e të rinjëve në politikë, 2 Të ndërtojë kapacitete dinjitoze dhe kuadër profesional brenda sistemeve politike, 3. Të fuqizohet unitetit kombëtarë dhe uni individual e kolektiv.
Në vegzën (linkun), mund të aplikoni nëse jeni të interesuar për pjesmarrje.
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSe_lLCjhPqqrSKqVaE_CO3qKpMXg_GydXDNWR812CdkbcPQzQ/viewform