Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se do të dhurojë gjysmën e pagës sikurse shefi i tij në Qeveri Albin Kurti si përkrahje për luftën ndaj koronavirusit.
“Në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Corona Virusit, duke dhuruar 50% të pagës, i bashkangjitem Kryeministrit dhe deputetëve të LVV, mërgatës dhe të gjithë atyre që kanë dhuruar dhe po vazhdojnë te dhurojnë. Me solidaritet e me dashuri të qëndrojmë bashkë kundrejt sfidës prej së cilës do të dalim edhe më të forte”, është shprehur Abazi përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Nderim e respekt për personelin shëndetësor dhe punonjësit e sektorëve qe pa reshtur janë në shërbim të qytetarëve”.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.