Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kujtoi 21-vjetorin e masakrës së 27 shqiptarëve në lagjen Tusuz të Prizrenit.
Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova ka paguar çmim të lartë për liri dhe është përgjegjësi e jona që të çojmë̈ drejtësinë̈ në vend për dënimin e të gjitha krimeve serbe.
“Të vetëdijshëm se po e humbin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe vazhduan gjenocidin mbi shqiptarët në Kosovë. Pak javë para çlirimit, u ekzekutuan njëzeteshtatë̈ shqiptarë të pafajshëm në lagjen Tusuz të Prizrenit. Kosova ka paguar çmim të lartë për liri dhe është përgjegjësi e jona që të çojmë̈ drejtësinë̈ në vend për dënimin e të gjitha krimeve serbe. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/