LAJME

Haxhiu: Thaçi ka humbur toruan, do të përgjigjet për shpifjet dhe akuzat e rënda

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, duke thënë se ka humbur toruan dhe se që nesër do të paditë.

“Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda”, është shprehur Haxhiu.

Haxhiu pretendon se Thaçi tha se ministrja ka laborator droge

“Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge”, shkroi Haxhiu.

Ajo premtoi se nesër do ta pdis Thacin për shpifje.

“Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt”, premtoi Haxhiu.

Gjithashtu, ajo tha se edhe prokuroria duhet ta thërras për dëshmi presidentin pas deklaratave të tij.

“Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi”, përfundoi Haxhiu.

LEAVE A RESPONSE