Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thumbuar VV’në, dhe liderin e saj, Albin Kurtin duke thënë se në SHBA nuk gjeta harta as thika, shkruan Gazeta Metro.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se marrëveshja është i rëndësishëm dhe qëllimi final i tyre që mbështetet nga Shtëpia e Bardhë, është marrëveshja përfundimtare e cila parash njohjen reciproke pa prekur integritetin territorial.
Hoti ka thënë se kjo marrëveshje është historike dhe synohet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk gjeta as harta as thika, as nuk është shtruar si temë. E vërteta është që ShBA-të jo që nuk kanë harta e thika por angazhohen për ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Historikisht Vetëvendosja ka qenë gabim, nëse kthehemi dhe i shikojmë në momente të tilla, edhe Vjosa Osmani është gabim dhe i duhen dy tri ditë derisa ta sheh që është gabim”, tha ai për RTK./gazetametro.net