Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë të ditur se është takuar me Kryeshefin e Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor, z. Adam Boehler, ku sic shkruan Hoti i kanë prezantuae projektet e miratuara në marrëveshjen me Presidentin Trump, por gjithashtu edhe projekte tjera zhvillimore. Hoti thotë se projektet e miratuara të cilat do të përkrahen nga Korporata, janë autostrada dhe hekurudha nga Prishtina deri në Merdare.
Projekte madhore për Kosovën
Së bashku me ekipin, kemi takuar Kryeshefin e Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor, z. Adam Boehler, ku i prezantuam projektet e miratuara në marrëveshjen me Presidentin Trump, por gjithashtu edhe projekte tjera zhvillimore.
Projektet e miratuara të cilat do të përkrahen nga Korporata, janë autostrada dhe hekurudha nga Prishtina deri në Merdare, si dhe fillimi i fizibilitetit të linjës hekurudhore deri në detin Adriatik në Shqipëri. Përpos projekteve të miratuara në marrëveshje, u diskutuan edhe projekte tjera zhvillimore, si Brezovica dhe Stacioni Multimodal.
Projektet e miratuara në kuadër të marrëveshjes, si dhe investimet e Korporatës MCC, në linjën e gazsjellësit dhe rrjetit të gazsjellësit në Kosovë, paraqesin projekte që do të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes dhe do të hapin mundësi tjera zhvillimore për vendin.